Ish-trajneri i Realit: Florentino mendon se di gjithçka

PUBLIKUAR

Ish-trajneri i Real Madridit, Carlos Queiroz, thotë se presidenti Florentino Perez mendon di gjithçka rreth futbollit.

Queiroz insiston se Florentino nuk di aq shumë gjëra sa ai menodn.

“Presidenti nuk ka dashur t’i kuptojë disa gjëra dhe në fund unë e mora shkarkimin. Ne bënim futboll fantastik, për shumë muaj ishim në krye të kampionatit, por skuadra nuk ka pasur shumë opsione”.

“Kjo është e kaluara, por gabimet që ai ka bërë kanë bërë që Reali të paguajë shumë. Sa trajnerë kanë ardhur pas meje dhe sa miliona janë shpenzuar dhe sa tituj i kanë fituar ata?”.

“Në kohën time do të ishte e mjaftueshme të mbaheshin Morientes dhe Makelele dhe një qendërmbrojtës të blihej e ne do të fitonim të gjitha trofet”.

“Por, Florentino mendon se di gjithçka. Florentino është njeri i mirë, por kur filloni të mendoni se dini krejt për futbollin dhe trajnerët, atëhreë bëni gabime”, potencoi Queiros. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...