Ish-trajneri i Bayernit: Çmimi i Sanes i paarsyeshëm, ai s’është lojtar shumë i madh

PUBLIKUAR

Ylli i Manchester City, Leroy Sane, ende nuk është bërë lojtar absolutisht shumë i madh dhe çmimi i tij në tregun e transferimeve është i paarsyeshëm, sipas ish-trajnerit të Bayern Munich, Jupp Heynckes.

Anësori gjerman ishte shumë afër t’i bashkohej kampionit të Bundesligës, Bayernit, verën e kaluar por marrëveshja dështoi sepse ai u lëndua rëndë, transmeton Gazeta Express.

Kalimi i Sanes në Bayern është i pasigurt tani për shkak të pandemisë koronavirus dhe Heynckes beson se 24-vjeçari duhet të zhvillohet vazhdimisht për t’u bërë njëri prej lojtarëve më të mirë në botë.

“Për mua, ai është nuk është bërë lojtar absolutisht i madh. Mendoj se ai është një lojtar në udhëkryq”, tha Heynckes.

“A do të vazhdojë ai të punojë fort për vete, apo do të mbetet thjesht një talent i madh? Ai duhet të jetë gati për ta bërë hapin e madh të radhës. Po ashtu, jua them me sinqeritet se çmimin e tij nuk e shoh të arsyeshëm”, shtoi ai.

City i dëshiron të paktën 100 milionë euro për përfaqësuesin e Gjermanisë, ndërsa Bayerni donte të paguante shumë më pak për të para se Covid-19 ta shtrinte ndikimin në financat e klubeve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...