Ish-sulmuesi i Italisë, Pierluigi Casiraghi, mendon se sulmuesit e Interit, Lautaro Martinez dhe Mauro Icardi, nuk mund të luajnë së bashku si dyshe sulmuese.
Interi i ka fituar katër ndeshjet e fundit, me Lautaron që e hapi llogarinë me zikaltrit në fundjavë kundër Cagliarit, edhe pse argjentinasi shënoi pa Icardin në fushë, transmeton Gazeta Express.
“Duhet të jem i sinqertë, nuk mendoj se ata mund të luajnë së bashku tani”, tha Casiraghi, i cili ka luajtur edhe për Juventusin dhe Lazion.
“Natyrisht se gjithçka mund të ndodhë, por nuk mendoj se mund të bëhet”, tha ai për Gazzetta dello Sport.
“Karakteristikat që kanë mund të jenë pengesë për njëri-tjetrin. I takon Spallettit të sigurohet se ata mund të bashkëjetojnë, duke e mbajtur të balancuar skuadrën”, shtoi ai. /Gazeta Express/


