Ish-presidenti i UEFA-s: Varane duhet ta fitojë Topin e Artë

PUBLIKUAR

Qendërmbrojtësi i Francës dhe Real Madridit, Raphael Varane, duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit, sipas ish-presidentit të UEFA-s, Michel Platinit.

Në një vit kur ky çmim mund të shkojë për dike tjetër në vend të Lionel Messit apo Cristiano Ronaldos për herë të parë që prej vitit 2007, legjenda franceze insiston se atë duhet ta fitojë bashkëkombësi i tij Varane, transmeton Gazeta Express.

Mbrojtësi i kulturuar i Real Madridit është lojtari i vetëm aktiv që është kampion bote dhe kampione Evrope pas suksesit në Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe triumfit në Kupën e Botës me vendin e vet.

Ylli kroat i Kupës së Botës – dhe bashkëlojtari i Varane në Real Madrid – Luka Modric është favoriti i bastoreve për ta fituar këtë çmim, por Platini mendon ndryshe.

“Një francez do ta fitojë Topin e Artë. Gjithmonë ekziston debati Ronaldo-Messi, por këtë vit e kemi vetëm një futbollist i cili e ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës, dhe ai është Varane”, tha Platini.

“Përveç kësaj, ai është lojtar i shkëlqyer, për të cilin do të kisha votuar edhe unë. Rezultatet janë e vetmja gjë objektive, çdo gjë tjetër është subjektive”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...