Ish-mjeku i Kolumbisë kritikon ashpër James: Nuk është mirë nga mendtë e kokës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

ë forta. Kështu mund të përshkruhen fjalët e Héctor Fabio Cruz, ish-mjekut të kombëtares kolumbiane, drejtuar James Rodríguez, mesfushorit të Real Madridit. Këtij të fundit i shtohet një dëmtim i ri në këmbë, që e pësoi ndaj Real Valladolid, në javën e dytë të La Liga-s.

Eksperti në mjekësinë sportive tregon se problemi i James vjen nga fakti se ai nuk kryen një plan të mirë riaftësues. Në vend që të ndjekë këshillat e personelit mjekësor, të klubit apo të kombëtares, është i përkushtuar të bëjë gjëra të tjera.

“Ai djalë është jashtë vëmendjes. Në vend që të punojë për sezonin e ardhshëm, ai shkon të rregullojë vetullat dhe të modelojë flokët. Ekipe të mëdha si Real Madridi supozojnë se lojtarët janë profesionistë, se ata përgatiten edhe vetë, por ky djalë është keq nga mendtë e kokës, tha Cruz.

Një lojtar që kalon muaj jashtë fushave, nga klubi në klub, si arrin në majë? Talenti nuk i mungon dhe, nëse riaftësohet e përgatitet siç duhet, nuk do të pësojë asnjë dëmtim si ky”.

Ndërsa krahasimet janë të çuditshme, Cruz e ilustroi situatën me profesionalizmin e Cristiano Ronaldos, një lojtar që, gjithashtu, ka pësuar disa lëndime, por përkundër gjithçkaje, ai kalon kohë duke u rikuperuar.

“Cristiano mori pushime për një javë, udhëtoi me familjen në jahtin e tij, në ishujt kroatë. Javën tjetër ishte i pari në stërvitje. Ai është futbollisti më profesional që njoh”, shtoi ai.

“James la Kupën e Botës i dëmtuar dhe erdhi në plazh, por kjo nuk mund të jetë rruga e një profesionisti për t’u rikuperuar. Ai mbaroi “Copa América” dhe erdhi në Medellin për të mos punuar. Mendoni pastaj sa kohë kaloi pa stërvitje”. /Telesport/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...