Ish-Miss Moska martohet me Mbretin e Malajzisë Muhammed V, dhe pas konvertimit në Islam merr emrin Rihana

PUBLIKUAR

Një bukuroshe ruse është bërë zonja e parë e Malajzisë pasi u martua me mbretin e vendit.

Oksana Voevodina u martua me Muhammed V të Malajzisë të Kelantanit, 49 vjeç, në një ceremoni martesore të shkëlqyeshme mbretërore në kryeqytetin rus pas konvertimit në islam, në fillim të këtij viti.

Vajza e mjekut, 25-vjeçare, e cila fitoi titullin “Miss Moska” në vitin 2015, ka punuar më parë si modele në Kinë dhe Tajlandë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ajo është 24 vjeçe më e vogël se sa sulltani, i cili njihet si Yang di-Pertuan Agong dhe quhet “Madhëria e tij”. Emri i plotë i dhëndrit është Tengku Muhammad Faris Petra ibni Tengku Ismail Petra.

Ceremonia u zhvillua më 22 nëntor në një sallë koncertesh në periferi të Moskës në Barvikha, raportoi Islam News.

Sundimtari malajzian, një monark i zgjedhur që ka qenë në fron që nga viti 2016, nuk ka zbuluar se si u takua çifti.

Para se të bëhej një nuse mbretërore, Voevodina tha: “Kur isha në shkollë isha një lloj bandite. Më pëlqenin garat me motora”.

Ajo tha: “Unë mendoj se burri duhet të jetë kreu i familjes dhe sigurisht nuk do të fitojë më pak se një grua”.

Dasma ishte pa alkool dhe i gjithë ushqimi ishte hallall. Mbreti ishte veshur me rroba kombëtare malajziane dhe nusja kishte veshur një fustan të bardhë.

Ajo mori emrin mysliman Rihana dhe një foto e saj në altar u publikua në Twitter.

Portali i lajmeve i Malajzisë rakyatku.com tha se ish-mbretëresha e bukurisë u konvertua në Islam më 16 prill 2018.

Nuk dihet pak për Voevodinën pavarësisht nga fitorja e saj në garën e ‘Miss Moskës’ tre vjet më parë kur statistikat e saj vitale u dhanë si 33-23-35.

Ajo besohet të jetë diplomuar në Fakultetin e Biznesit në Universitetin Ekonomik të Rusisë “Elk Plekhanov”.

Është e paqartë nëse ajo ka qenë e martuar më parë që kur ajo ka përdorur mbiemrin Voevodina gjatë karrierës së saj magjepsëse.

Raportet në Kuala Lumpar thonë se ajo do të njihet në të ardhmen si Rihana Oxana Gorbatenko. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...