Ish-mbrojtësi anësor legjendar i Manchester Unitedit, Gary Neville, beson se Ole Gunnar Solskjaer mund ta arrijë kulmin e karrierës së tij me “Djajtë e kuq”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ish-mbrojtësi anësor legjendar i Manchester Unitedit, Gary Neville, beson se Ole Gunnar Solskjaer mund ta arrijë kulmin e karrierës së tij me “Djajtë e kuq”, megjithatë thotë se norvegjezi ende nuk e ka dëshmuar veten mjaftueshëm sa për ta fituar pozitën e trajnerit edhe për më gjatë se vetëm këtë sezon.

Jose Mourinho u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit më 18 dhjetor të vitit të kaluar për shkak të rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta të skuadrës së tij deri atëherë, transmeton Gazeta Express.

Në vend të tij, vetëm 24 orë më vonë, u emërua ish-sulmuesi legjendar i klubit, Solskjaer, i cili do të jetë trajnerit i skuadrës angleze deri në fund të këtij sezoni, kur do të kthehet te klubi të cilin e drejtonte më herët, Molde nga Norvegjia.

Përderisa me Mourinhon dukej se sezoni kishte marrë fund për Manchester Unitedit, tani djelmoshat e Solskjaer kanë marrë më shumë vetëbesim për shkak se që nga emërimi i trajnerit të ri, ata i kanë fituar të gjitha ndeshjet e zhvilluara, gjithsej gjashtë.

Megjithatë, trajneri norvegjez e ka bërë të qartë se ai është në këtë pozitë vetëm deri në fund të këtij sezoni, pasi që drejtuesit e Manchester Unitedit janë në kërkim të një trajneri me më përvojë.

Megjithatë, nëse Solskjaer arrin ta dëshmojë veten në klub, duke arritur një vend në top katërshen e Premierligës së Anglisë, triumfin në FA Cup ose arritjen e suksesit në Ligën e Kampionëve.

“Një gjë që dua ta them është se vetëm pse Manchester Unitedi fitoi, kjo gjë nuk duhet ta përcaktojë të ardhmen e trajnerit të Manchester Unitedit. Nuk duhet të jetë kështu”, ka thënë Neville.

“Nuk duhet ta ndryshojmë kështu nga java në javë, duke e caktuar nëse Solskjaer duhet të jetë trajner i Manchester Unitedit në fund të këtij sezoni apo jo. Kjo gjë duhet të vendoset në maj nga bordi”.

“Ky mund të jetë kulmi i karrierës së tij, mirëpo ka ende shumë punë për të bërë. Ai nuk duhet t’i ikë realitetit sepse puna e tij e mirë po vlerësohet nga të tjerët”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...