Ish-luftëtari i UÇK-së ka një amanet: Kur të vdes, të mos prehet te Varrezat e Veteranëve (Video)

PUBLIKUAR

Lirinë për të cilën luftoi, Beqir Krasniqi, po e gëzon me vend pune. Ai e kryen detyrën e zyrtarit për punë sociale në Kaçanik.

Por, derisa është shëndosh e mirë, ka diçka që po e detyron të merret edhe me kohën kur nuk do të jetë më gjallë.

Ish-zëvendëskomandanti i Brigadës 162 Agim Bajrami, ka vendosur të mos prehet në varrezat e veteranëve, të cilat me një vendim të Kuvendit komunal do të vendosen afër varrezave të dëshmorëve të UÇK-së. Këtë vendim me testament ua ka lënë familjarëve.

Këtë qëndrim të prerë Beqiri e mori, sepse ai është i pakënaqur me listat e veteranëve për të cilat thotë se kanë shumë parregullsi, për interesa klanore. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...