Ish-luftëtari i UÇK-së dhe humanisti Adnan Hyseni, operohet me sukses në Gjermani

PUBLIKUAR

Ish-luftëtari i UÇK-së Adnan Hyseni, njëherit drejtori i Fondacionit Humanitar “Avni Hyseni”, është operuar me sukses në Calw të Gjermanisë.

Përmes llogarisë në Facebook, Hyseni ka bërë të ditur se është operuar nga tromboza në të dyja këmbët.

“Sprovat janë me u përball, Allahu me na jep forcë e njerëzit e jashtëzakonshëm me të mbështet në momente të vështira dhe me dalë edhe me sukses”, tha ai.

Tutje ka falënderuar Halil Krasniqin, i cili e ka kryer operacionin e tij.

“Faleminderit përjetësisht mikut tim Dr. Halil Krasniqi dhe stafit të tij që sot unë kalova me sukses operimin e trombozës në të dy këmbët dhe mundësinë për t’u rikthyer e vazhduar shërbimin ndaj atdheut dhe kombit”, shkroi Hyseni./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...