Ish lojtari i Realit kërkohet nga gjigantët anglezë e Barcelona (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Fabinho mund të transferohet gjatë verës në Premierligë ose të kthehet në Spanjë

Ishte vera e vitit 2012 kur Fabio Henrique Taveres, i njohur si Fabinho, iu bashkua Real Madrid Castillas. Në atë kohë, braziliani ishte një ndër favoritët për t’u promovuar në ekipin e parë dhe debutoi me ekipin jose Mourinhos në maj të vitit 2013, shkruan AS, transmeton Gazeta Express.

Por, ai u largua menjëherë pas Jose Mourinhos, për t’u transferuar te Monaco ku edhe po shkëlqen, çka ka bërë që shumë skuadra evropiane të hidhen në sulm për shërbimet e tij. Manchester City, Manchester United e Arsena, janë duke kërkuar brazilianin, i cili ka zgjuar edhe interesimin e Barcelonës, kështu thotë babai i lojtarit.

“Kam negociuar me Manchester City, Manchester United e Arsenal. Ai gjithashtu është kërkuar edhe nga Barcelona”, tha babai i lojtarit.

“I pëlqen Manchester United dhe puna e Jose Mourinhos, por ka dobësi Manchester Cityn”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...