Ish-lojtari i Liverpoolit në spital, theret gjatë një vjedhjeje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit dhe mbrojtësi aktual i Derby Countyt, Andre Wisdom, është dërguar në spital pasi u ther gjatë një sulmi dhe tentim vjedhjeje.

Andre Wisdom ishte sulmuar në Toxeth teksa po e vizitonte familjen e vet, pasi kishte luajtur në fitoren e së shtunës me rezultat 2:1 kundër Reading, transmeton Gazeta Express.

Mbrojtësi është për momentin duke u shëruar në spital, ndërsa klubi i tij, Derby, e ka konfirmuar se ai i kishte pësuar disa lëndime gjatë sulmit.

“Andre Wisdom ishte viktima e një sulmi të paprovokuar dhe një vjedhjeje”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi anglez.

“Ai i pësoi disa lëndime dhe si rezultat i tyre, ai është dërguar në spital”.

Wisdom iu bashkua Liverpoolit në vitin 2008 në moshën 14-vjeçare, pasi kishte dalë nga akademia e të rinjve Bradford Cityt.

Ai debutoi për Liverpoolin në vitin 2012, kur i kishte bërë 19 paraqitje dhe e kishte shënuar një gol para se të fillonte një periudhë të gjatë huazimi deri te shitja permanente në Derby në vitin 2017. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...