Ish-kryediplomati kosovar: Edhe vizat kushtëzohen me pranimin e planit franko-gjerman

PUBLIKUAR

Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, thotë se mospranimi i planit të BE-së, i njohur si franko-gjerman, nga ana e Kosovës do të thotë kushtëzim për proceset integruese, madje edhe liberalizimi i vizave mund të kushtëzohet me po këtë plan.

Selimi thotë pranimi i këtij plani do të thotë se Serbia i njeh pasaportat, simbolet e kufijtë e Kosovës, por edhe e themelon Asociacionin.

“E padrejtë apo jo, por anëtarësimi i Kosovës në NATO, Këshill të Europës, madje edhe liberalizimi i vizave kushtëzohen me pranimin e planit të përbashkët të Francës, Gjermanisë, BE-së dhe SHBA-së. Kjo marrëveshje do të thotë se Serbia do të njohë pasaportat, simbolet, kufijtë e Kosovës. Gjithashtu, kjo do të thotë se Kosova krijon një asociacion”, ka shkruar ai në Twitter.

Dje kryeministri Kurti shpalosi gjashtë kushtet e hartuara “për ata që kërkojnë Asociacion”. Në mesin e këtyre pikave ishte edhe zbatimi i këtij mekanizmi pas dy shtetet fqinje ta njohin njëra-tjetrën. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...