Ish-bashkëlojtari i Salahut: Ngritja e tij më befasoi

PUBLIKUAR

John Obi Mikel thotë se është habitur nga zhvillimi i yllit të Liverpoolit, Mohamed Salahut, në karrierën e tij si futbollist që kur ata kishin luajtur së bashku në Chelsea.

Mohamed Salah dhe John Obi Mikel i kishin kaluar dy vjet së bashku në Chelsea, pasi Salahu ishte transferuar në Stamford Bridge nga Baseli në vitin 2014, transmeton Gazeta Express.

Por, në shkurt të vitit 2015, ylli egjiptian ishte huazuar në Fiorentinë para se ta kalonte sezonin 2015/16 në Romë si i huazuar para transferimit në formë permanente në Romë gjatë verës së vitit 2016.

Sulmuesi shkëlqeu me paraqitjet e tij për Romën dhe shumë shpejt arriti ta sigurojë kthimin në Angli, pasi që u transferua në Liverpool në vitin 2017. Në Anfield, Salah i ka fituar titujt e Ligës së Kampionëve, Superkupës Evropiane dhe Kupës së Botës për Klube, si dhe e ka fituar dy herë Këpucën e Artë të Premierligë.

Tani ai njihet si njëri ndër lojtarët më të mirë në botë, mirëpo Salahu nuk e kishte pasur të njëjtën histori në Chelsea, ku i kishte zhvilluar vetëm 19 ndeshje.

“Kur Salahu erdhi në Chelsea, ai ishte një djalosh i vogël. Por, ai e kishte një personalitet të mirë dhe të gjithë e donin atë”, ka thënë Mikel, i cili kishte luajtur plot 11 vjet për Chelsean.

“Ai ishte shumë i disiplinuar. Ne ishim shokë të mirë, flisnim shumë dhe bënim shumë shaka, ai ishte një shok i mirë”.

“Unë besoja në zhvillimin e tij, por, që të jem i sinqertë, nuk e kisha imagjinuar se ai do ta arrinte cilësinë që e ka tani”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...