Ish-bashkëlojtari i Rashicës: Muriqi, si Lewandowski dhe do të luajë në Bayern një ditë

PUBLIKUAR

Max Kruse e ka krahasuar Vedat Muriqin me sulmuesin e madh polak të Bayern Munich, Robert Lewandowski, duke e lartësuar yllin e Kosovës si punëtor të zellshëm dhe lojtar ambicioz.

Muriqi është duke kaluar nëpër formë jetësore që prej sezonit të kaluar dhe shënoi një gol dhe bëri dy asiste në humbjen e Kosovës 5:3 kundër Anglisë të martën në një ndeshje kualifikuese për Euro 2020, shkruan Gazeta Express.

17 gola dhe 8 asiste në 34 paraqitje për Rizespor sezonin e kaluar, ia siguruan 24-vjeçarit kalimin e bujshëm në Fenerbahce në afatin kalimtar të kësaj vere.

Kruse, ish-bashkëlojtari i atdhetarit të Muriqit, Milot Rashicës – i cili po ashtu iu bashkua Fenerbahçes këtë verë – beson se sulmuesi nga Prizreni ka tipare dhe ngjashmëri me Lewandowskin.

“Ai (Vedat Muriqi) është shumë ambicioz, ka shumë vullnet dhe është punëtor shumë i zellshëm. Unë e krahasoj atë me (Robert) Lewandowskin”, tha Kruse për mediumin gjerman Badische Zeitung.

Ai bile e sheh bashkëlojtarin e tij Muriqin në fanellën e gjigantit gjerman, Bayern Munich, pas dy apo tri vjetëve.

“Ia them edhe atij këtë. Mendoj se ai do të kalojë në Bayern Munich pas dy apo tri sezoneve”, shtoi ai.

Muriqi ka bërë një fillim ëndrrash edhe për Fenerin, duke shënuar dy gola në tri ndeshjet e para për të në Superligën e Turqisë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...