Ish-banorja e ‘Big Brother’ rrëfen mes lotësh: Isha shtatzënë, por e humba beben

PUBLIKUAR

Gerta Shino tregoi një histori të dhimbshme që i ka ndodhur së fundi.

 

Ish-banorja e Big Brother, Gerta Shino, ditët e fundit ka munguar në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Përmes një videoje në kanalin e saj në YouTube, Gerta tregoi arsyen e kësaj mungese, e që është mjaft e dhimbshme.

Ajo tha se para pak kohe kishte bërë një test shtatzënie dhe rezultoi se ishte shtatzënë, por e humbi fëmijën.

Gerta rrëfen mes lotësh gjithë historinë se si kishte ndodhur aborti, ku gjithçka kishte filluar me disa dhimbje, që pasoi me dërgimin e saj në emergjencë.

Më pastaj, ajo ishte dërguar në tjetër spital, ku mjekët i kishin thënë se foshnja ishte jashtë mitrës, meqë rast i ishte rrezikuar edhe jeta asaj.

Gerta ishte detyruar të operohet, ndërsa mes lotësh rrëfeu gjithë ngjarjen e trishtuar. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...