Isco qetëson tifozët

PUBLIKUAR

Isco nuk do të largohet nga Real Madridi

Mesfushori spanjoll, Isco, tashmë ka vendosur, nuk dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Ai beson se nuk ka klub më të mirë se Real Madridi, teksa u shpreh i lumtur që arritjen historike me Real Madridin, që u bë klubi i parë që fiton Ligën e Kampionëve dy vite me radhë.

“Nuk ka vend më të mirë të luash futboll se në Real Madrid”, u përgjigj Isco kur u pyet për të ardhmen.

“Luajtëm kundër një ekipi të mrekullueshëm, por në pjesën e dytë pamë Madridin që keni parë gjithë vitin”, shtoi Isco.

“Asnjë klub nuk ka fituar dy Championsa me radhë, kemi shkruar historinë. Kemi një ekip që shumë vetëm mund të ëndërrojnë dhe e merituam plotësisht këtë arritje historike”, theksoi mes tjerash Isco. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...