Isco: Jam i lumtur, nuk e mendoj largimin nga Real Madridi

PUBLIKUAR

Isco Alarcon ka deklaruar se është i lumtur te Real Madridi, duke mohuar largimin nga Santiago Bernabeu.

Kohëve të fundit është përfolur shumë për një largim të Iscos nga Real Madridi, por spanjolli ka thënë të kundërtën.

Isco ka folur për mediat spanjolle, ku ka thënë se është i lumtur në Real Madrid dhe nuk po mendon të largohet.

Perez i rezervuar për shitjen e IscosPerez i rezervuar për shitjen e Iscos

Mesfushori ka qenë zëvendësues që kur Santiago Solari e mori përsipër ekipin, por kjo nuk ia ndërron mendjen lojtarit.

“Nuk jam duke menduar për tu larguar gjatë afatit të dimrit”, ka thënë fillimisht Isco për Deportes Cuatro.

Reali ofron Iscon e Kovacicin për HazardinReali ofron Iscon e Kovacicin për Hazardin

“Unë jam shumë i lumtur, qëllimi im është të fitoj shumë tituj në Real Madrid”, përfundoi ylli spanjoll.

Për lojtarin thuhet se interesim ka shprehur Juventusi, Chelsean dhe Manchester City, teksa ka qenë i lidhur edhe me Paris-Saint Germain. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...