Isa Mustafa sulmon Vetëvendosjen: Tregoni ku i morët paratë për blerjen e molotovit dhe gazit lotsjellës

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësuar shumë të qëlluar kërkesën që pasqyrat financiare të subjekteve politike të bëhen transparente, por edhe të auditohen.

Mustafa ka thënë se si kryetar i LDK-së ka kërkuar nga zyrtarët përgjegjës të LDK-së të kërkojnë zyrtarisht nga KQZ-ja që pasqyrat financiare të LDK-së të dorëzuara në KQZ të jenë publike dhe të qasshme për çdo qytetar, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se LDK do të aktivizojë edhe Web-faqen e saj dhe do të prezantojë çdo cent të shpenzuar për partinë.

Mustafa ka shfrytëzuar rastin edhe të sulmojë Lëvizjen Vetëvendosje.

“Shpresoj se edhe subjektet të cilat po lavdërohen se i kanë bërë publike pasqyrat e tyre financiare do të pasqyrojnë se me cilat para dhe nga cilat burime është financuar gazi lotsjellës, shishet e molotovit, sferat e qelqit, mekanizmat për rrotullimin e automjeteve, protestat e dhunshme… Burimet e financimit të subjekteve politike dhe shpenzimet e tyre duhet të jenë transparente”, ka shkruar Mustafa në faqen e tij zyrtare në Facebook. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...