Isa Mustafa nuk kandidohet të enjten?

PUBLIKUAR

isa-mustafa-nuk-kandidohet-t-euml-enjten_hd

Blloku LDK-AAK-Nisma, bashkë me Vetëvendosjen, nuk do ta përsërisin episodin e seancës së kaluar konstituive, kur kandidoi Isa Mustafën për Kryeparlamentar, hap ky i kontestuar nga PDK dhe pastaj i cilësuar si antiligjor nga Gjykata Kushtetuese.

Burime të Politiko.net thonë se Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, të cilit në marrëveshjen e Bllokut i është rezervuar posti i Kryepralamentarit, nuk do të tentojë këtë të enjte që ta vërë emrin e tij në votim. Këtë do ta bëjë në një tjetër moment.

“Jo, Blloku nuk do ta ndërmarrë këtë hap të enjten, në mënyrë që t’u iket telasheve të mundshme ligjore”, ka thënë ky burim për Politiko.net.

Ai ka shpjeguar se Blloku do të marrë pjesë në seancën vazhduese konstituive të së enjtes, për ta parë PDK’në duke dështuar në zgjedhjen e Kryeparlamentarit, ndërsa gjatë vikendit do ta projektojë planin e veprimit të mëtutjeshëm për zgjedhjen e Isa Mustafës për Kryetar të Kuvendit, për ç’gjë ata i kanë votat.

Pas Aktgjykimit të plotë të publikuar nga Gjykatës Kushtetuese, Blloku është thirrur vazhdimisht në paragrafin 127 të këtij vendimi, në të cilin Kushtetuesja udhëzon deputetët për të “gjetur zgjidhje”.

Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se në rast të kandidimit dhe zgjedhjes së sërishme të Isa Mustafës Kryeparlamentar, ajo sërish do t’i shfrytëzojë hapësirat ligjore për ta kontestuar.

E për t’u komplikuar çështja deri në fund, Gjykata Kushtetuese ka mbetur pa kuorum, pas largimit të gjyqtarit amerikan Robert Cariolan, ndërsa emërimi i një gjyqtari tjetër nga EULEX pritet të marrë kohë. /politiko.net/

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...