Me rastin e vdekjes së babait të nënkryetarit të LDK-së, Imri Ahmetit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Ahmeti:
“I nderuar kryetar i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti,
Më preku lajmi për vdekjen e babait tuaj, Sherif Ahmeti, prandaj në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet e sinqerta.
Babai juaj ka lënë zbrasti të madhe në familjen tuaj, prandaj ta kujtoni me krenari”.



