Isa Mustafa: LDK’ja me mua u rrit, asgjë në Kosovë nuk u bë pa ne

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i LDK’së Isa Mustafa ka folur për kohën sa ka udhëhequr me këtë parti. Thotë se gjatë kësaj kohe, asgjë në vend nuk është bërë pa LDK’në.

Mustafa është i ftuar në emisionin Pressing në T7.

“Unë e kam marrë LDK’në diku në 128 mijë vota. E kam sjell në 205 mijë në zgjedhjet e parafundit. Gjithmonë kemi shkuar në rritje. Nuk kemi arritur gjatë asaj periudhe të dalim parti e parë. Konkurrente kryesore me LDK’në. Aty jemi sjell diku”, tha Mustafa.

“Ndoshta, në zgjedhjet e para ne kemi dal e para por ka qenë ajo koha e abuzimit masiv, ose vjedhjeve industriale që janë cilësuar edhe nga ndërkombëtarët”, tha Mustafa.

Partia është konsoliduar mirë, kemi pasur rol të rëndësishëm. Asgjë s’është bërë në Kosovë pa LDK’në, pa involvimin e LDK’së dhe pa kyçjen e drejtpërdrejt të LDK’së gjatë asaj periudhe”, shtoi Mustafa.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...