Irritohet Serbia: Putini pranon pasaportën e Kosovës

PUBLIKUAR

Vendimi që Rusia të lëshojë viza për pasaportat e Kosovës, e ka tronditur Serbinë.

Ambasada ruse në Beograd ka njoftuar se qytetarët nga Kosova mund të hyjnë në Federatën ruse vetëm në raste të veçanta apo kur marrin pjesë në ngjarje sportive nën përfaqësimin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik dhe federatave ndërkombëtare sportive.

E përditshmja më e madhe serbe “Blic”, në numrin e së shtunës ia ka kushtuar tërë ballinën këtij lajmi, transmeton Indeksonline.

“Putin pranon pasaportën e Kosovës”, është titulli kryesor, derisa në mbititull ka të shkruar: “Vëllazërisht – Vendim i befasishëm i miqve tanë të mëdhenj”.

“Prishtina kremton atë që Rusia pas 15 vitesh i ka pranuar dokumentet e tyre të udhëtimit. Moska ‘sqaron’ se me pasaportë të Kosovës tash për tash mund të hyjnë vetëm sportistët”, shkruan “Blic”.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se “fajtor për këtë është Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, e jo rusët”.

 

SHIKO MË SHUMË

KRU “Prishtina” njofton se në këtë lagje të Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se për shkak të punimeve dhe intervenimit...

Mungesa e barnave për pacientët në QKUK, Vitia: Të gjitha ato që gjenden në stokun e SHSKUK-së janë publike

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një intervistë për Ekonomia Online, ka deklaruar se...