Ironizon komandanti i UÇK-së, Pren Marashi: Me 46 mijë “veteranë”, Malit të Zi kemi me ia…!

PUBLIKUAR

Veterani i luftës së UÇK-së, Pren Marashi, duke komentuar lajmin se Policia e Malit të Zi ka hyrë në territorin e Kosovës, ka ironizuar me numrin e madh të “veteranëve” të UÇK-së, transmeton Telegrafi.

Komandant i dikurshëm i Batalionit 4, i Brigadës 138 të UÇK-së, që është kritik ndaj anomalive shoqërore e politike në Kosovë – e jo vetëm i keqpërdorimeve që bëhen në emër të UÇK-së dhe listave të veteranëve – thotë se me 46 mijë “veteranë” Mali i Zi do të duhej të ndihej i kërcënuar!

“Miku i im Brahimi, sot në telefon, një lajm po ma kumton:

‘Policia e cernagorit, paska dalë në këto anë’!

A e dinë ata se tash i kemi 46 mijë veteranë?!

Kemi me jau kajt atë nanë!”, ka shkruar Marashi në profilin e tij në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...