Irina Shayk është fotografuar së fundmi me vajzën e saj.
Modelja e njohur, Irina Shayk, doli me një pallto ngjyrë të ndezur pasi tha se ajo kishte veshur shumë ngjyra gjatë bllokimeve të koronavirusit, shkruan Daily Mail.
Bukuroshja brune gjatë ditës së sotme (e premte) është parë në New York City, derisa shëtiste me vajzën, transmeton lajmi.net.
35-vjeçarja e cila ka një vajzë me të ish-fejuarin Bradley Cooper, u shfaq përplot stil, si përherë.

Përkundër pandemisë coronavirus, ajo vendosi që të mbajë maskë mbrojtëse, por mbuloi një pjesë të fytyrës me syze dhe kapelë.
Në të më shumë dominonte ngjyra e verdhë, kurse për këpucë ajo zgjodhi t’i ketë të zeza.

Ndër të tjera, në një intervistë për Vogue, ajo ka thënë se gjatë pandemisë nuk është përkujdesur për vete, sa i përket makijazhit dhe jo vetëm.
Irina përndryshe ka shtuar se po i mungon koha të dalë në klube të natës, dhe të vishet për të dalë me shoqërinë./Lajmi.net/



