Irina gjen ngushëllim në krahët e një mashkulli tjetër (Foto)

PUBLIKUAR

Irina Shayk duket se nuk e ka pasur shumë të vështirë ta harrojë ish të dashurin e saj, aktorin Bradley Cooper, pasi ka gjetur ngushëllim në krahët e një mashkulli tjetër.

Mediat rozë vënë në pah afrimitetin mes supermodeles ruse me modelin Stephen James. Djali me tatuazhe siç njihet nga të gjithë, ka bashkëpunuar me Irinën në disa fushata, transmeton TCH.

Të dy kanë qenë në krahët e njëri-tjetrit për ditëlindjen e bukuroshes ruse, madje britaniku ka postuar edhe një foto me Irinën në Instagram duke i uruar ditëlindjen e 30-të.

“Ata janë akoma në ditët e para por duket se shkojnë shumë. Irina duket se gjithmonë zgjedh të gabuarin, prandaj kësaj radhe është duke e marrë më shtruar. Kërkon që të jetë e sigurt”, ka thënë një burim për The Sun.

irina1irina2irina3

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...