Irak: Zbulohet rrjeti i tuneleve nëntokësore të ndërtuara nga ISIS-i (VIDEO)

PUBLIKUAR

Një rrjet sekret i tuneleve të ndërtuara nga Militantët e Shtetit Islamik, ku ka energji elektrike e dhoma për të fjetur, është zbuluar në Sindzara, qytetin e fundit të çliruar në Irak, raportojnë mediat britanike.

“Në Sindzara, janë zbuluar rreth 40 tunele të nëndheshme në të cilat ka pasur dhoma gjumi, energji elektrike, qese për të fjetur e po ashtu edhe bomba e pajisje të prodhuara në Amerikë, e po ashtu edhe kopje të librit të shenjtë islam, Kuranit”, raporton Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Komandanti i forcave kurde të ashtuquajtura “Peshmerga”, përgjegjës për qytetin e Sindzarit, ka thënë se luftëtarët e tij kanë zbuluar rreth 40 tunele brenda qytetit, të lidhura me njëri tjetrin.

“Anëtarët e ISIS-it i kanë gërmuar këto pasazhe për tu fshehur gjatë sulmeve ajrore, për të lëvizur lirshëm nën tokë e për të fshehur armë dhe eksploziv. Brenda tuneleve, dukej si dyqan armësh”.

Dy tunele ishin shumë të gjata, qindra metra. Ato janë të ngushta dhe mjaftueshëm të gjatë, aq të gjatë sa për të mundur të qëndrohet në këmbë. Një pjesë e tunelit i ngjante një bunkeri, dhe në të janë gjetur kopje të Kuranit, batanije dhe jastëkë.

Video më poshtë, tregon se në pjesën e dytë të tunelit kishte depo të municionit, përfshirë edhe pajisjet për të bërë bomba.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...