IPK rekomandon suspendimin e një polici, dyshohet se kanosi një qytetar

PUBLIKUAR

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Ai dyshohet se e ka kërcënuar një qytetar në Fushë Kosovë, të shtunën, në orët e mbrëmjes. Nga IPK kanë konfirmuar se hetimet po vazhdojnë që të zbardhet rasti.

“Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...