Inzaghi do të shkarkohet nga pozita e trajnerit, nëse Interi nuk kalon në gjysmëfinale të LK

PUBLIKUAR

Ka shumë mundësi që Simone Inzaghi të shkarkohet nga Interi, nëse “zikaltërit” nuk arrijnë të kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Interi pësoi humbje së fundmi nga Monza duke shkuar në pesë ndeshje radhazi pa fitore në Serie A, me bilanc prej katër humbjeve edhe një barazimi, shkruan Gazeta Express.

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar e ardhmja e Inzaghit varet tani nga ndeshja e ardhshme e Interit, që është ndeshja e kthimit kundër Benficas në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sipas mediumit italian, nëse “Nerazzurrët” nuk kualifikohen tutje, 47-vjeçari do të shkarkohet nga pozita e trajnerit.

Në rast se kjo ndodh, atëherë Interi do të emërojë një trajner të përkohshëm për pjesën e mbetur të sezonit dhe më pas të bëjë ndryshime gjatë verës.

Thuhet gjithashtu se nëse Interi nuk do ta kishte mundur Benfikcan në ndeshjen e parë dhe do të kishte humbur ndaj Monzas pastaj, koha e Inzaghit në klub do të kishte përfunduar.

Por, rezultati i mirë (2:0) kundër skuadrës portugeze në ndeshjen e parë, ia siguroi atij qëndrimin.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 19 prill, në “Guiseppe Meazza”.

Simone Inzaghi është trajner i Interit që nga viti 2021. Nën drejtimin e tij, skuadra nga Milano e ka fituar Kupën e Italisë dhe dy herë Superkupën e Italisë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...