Invalidët e luftës paralajmërojnë protestë

PUBLIKUAR

Invalidët e luftës së UÇK-së, kanë paralajmëruar një protestë për ditën e martë, pranë Qeverise së Kosovës, me qëllim që të shprehin pakënaqësitë në lidhje me mos formimin e Komisionit Mjekësor.

Përmes një postimi në Facebook, Avni Halilaj, ka thënë që Shoqata e Invalidëve të Luftës e as Qeveria e Kosovës nuk janë duke punuar në këtë drejtim.

Ndërsa Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi, ka bërë të ditur që ka pasur mjaft ankesa nga invalidët e luftës, për padrejtësitë që po u bëhen.

“Pothuajse çdo ditë kam marrë ankesa, ndërsa tani ata kanë vendosur që të dalin për të kundërshtuar padrejtësitë që po u bëhen. Unë do të jem pjesë e këtij organizimi dhe natyrisht që do t’i përkrahim”, ka thënë Qeriqi./Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...