Intervistë| Medin Haliti: Së shpejti qendra e autizmit në Lipjan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Medin Haliti themelues i qendrës së autizmit Lipjan,në një intervistë për LipjaniNews, ka treguar per shenjat e autizmit, ç’është autizmi, simtomat e tij. Haliti tashmë edhe në qytetin e Lipjanit ofron një qendër të autizmet të ju ndihmojmë këtyre kategorive të fëmijëve.

Sëmundja e autizmit, si ta njohim tek fëmijët. Autizmi, shenjat paralajmëruese që çdo prind duhet t’i dijë.
Megjithëse autizmi është identifikuar ne vitin 1943 ende është paaftësi relativisht e panjohur. Por është vlerësuar se më shumë se 1.5% e popullsisë në botë kanë dikë që vuajnë prej çrregullimeve nga spektri autistik. Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person pa aftësi të kufizuara. Për këtë shkak është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje. Për shkak se fëmijët me autizëm duken “normalë” njerëzit mendojnë se ata janë të pasjellshëm apo prindërit nuk mund ta kontrollojnë fëmijën. Njerëzit zakonisht e shohin këtë si ‘dështim’.

z.Haliti a mund të na tregoni më shumë se ç’është autizmi?
Autizmi është paaftësi zhvilluese e përjetshme e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tyre. Fëmijët dhe të rriturit me autizm kanë vështirësi të kenë afërsi me të tjerët në mënyrë të thjeshtë. Në përgjithësi Aftësitë e tyre për të zhvilluar shoqëri dhe aftësia e tyre për të kuptuar shprehjet emocionale të njerëzve të tjerë janë të kufizuar. Njerëzit me autizëm shpesh mund të kenë paaftësi të tjera, por çdonjëri me këtë gjendje ka vështirësi të kuptojnë gjërat në botë. Ekziston edhe një gjendje tjetër që quhet sindromi i Asperger, i cili i përshkruan njerëzit me lloj më të lartë të autizmit. Për më shumë informata lexoni fletushkën “Sindromi i Aspergerit”.
Realiteti për personin me autizëm është e pështjelluar, një grumbull i ngjarjeve bashkëvepruese, njerëzve, vendeve, tingujve dhe pamjeve. Duket që nuk ka kufi të qartë, rregull apo kuptim për asnjë gjë. Një pjesë e madhe e jetës time e kaloj duke u munduar të gjejë kuptim pas çdo gjëje.

z.Haliti Cilat janë karakteristikat e autizmit?
Në përgjithësi njerëzit me autizëm përjetojnë vështirësi në tri mënyra kryesore, këto njihen si treshi i dobësive. Bashkëveprimi shoqëror (i vështirë me marrëdhënie shoqërore, për shembull duket i ftoftë dhe indiferent për njerëzit e tjerë).
– Komunikim shoqëror (vështirësi me komunikim verbal dhe jo verbal, për shembull nuk i kuptojnë plotësisht kuptimin e gjesteve të zakonshme, shprehjeve të fytyrës apo tingullin e zërit).
– Imagjinatën (vështirësi në zhvillimin interpersonal të lojërave dhe imagjinatës, për shembull aktivitete të kufizuara imagjinative, mundësisht të kopjuara në mënyrë të shtanguar dhe përsëritëse).
Si shtojcë të treshit të dobësive shpesh si karakteristikë janë edhe sjelljet e përsëritura dhe kundërshtime nëse gjërat e përditshme ndryshohen.
Çfarë e shkakton autizmin?
Shkaku apo shkaqet e autizmit janë ende të panjohura por studimet tregojnë që faktorët gjenetik janë me rëndësi. Po ashtu nga studimet është e dukshme që autizmi mund të jetë i lidhur me gjendjet e tjera që ndikojnë në zhvillimin e trurit që ndodhin para, gjatë apo menjëherë pas lindjes së foshnjës.

z.Haliti a mund të na tregoni se cila është Diagnoza?
Sa më shpejtë që bëhet diagnoza e autizmit aq më shumë ka shans që personi të merr ndihmë dhe përkrahje të duhur. A mund t’ju ndihmohet njerëzve me autizëm? Arsimim i posaçëm dhe përkrahja e organizuar mund të bëjë ndryshim të madh për jetën e personit me autizëm, duke ju ndihmuar për t’i shtuar aftësitë dhe për të arrit potencial të plotë më vonë në moshë.

Z.Haliti cilat janë shenjat paralajmëruese që çdo prind duhet t’i dijë për autizmin?
Ja çfarë duhet të dini dhe në çfarë duhet të keni kujdes Autizmi,
Nuk ka lidhshmëri
Edhe nëse janë shumë të vegjël për të folur, fëmijët tipikë bëjnë çmos dhe çfarëdo në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e edukatorëve të tyre. Ata buzëqeshin, lëvizin këmbët dhe duart etj. Një fëmijë që nuk bën ndonjë përpjekje për tu lidhur me të tjerët, mund të jetë autist.
Kontakt i dobët me sy
Foshnjat në moshën dy muajshe, do të duhej të fillonin kontaktin me sy. Gjer në moshën një apo dy vjeç, nëse fëmija juaj duket i painteresuar që ti shikojë gjërat (duke përfshirë edhe gojën), më shumë se sa në sy, kjo është shenjë që tregon që fëmija mund të jetë autist.

Ku janë fjalët?
Guuguu-gaagaa nuk është vetëm gjë e ëmbël. Kjo është një mënyrë me anë të së cilës fëmija juaj u tregon që aftësitë e të folurit po zhvillohen. Nëse fëmija juaj nuk gugon gjer në muajin e gjashtë apo nëse gugon pa kuptim, pasi që është dashur të fillojë ti përdorë fjalët – ai/ajo mund të jenë autist apo të kenë ndonjë problem të ngjashëm.

Nuk i njeh emrat
Fëmija në moshën gjashtëmuajshe, do të duhej të kthej kokën kur dikush e thërret në emër. A i injoron fëmija juaj, thirrjet tuaja apo ju shikon shumë rrallë? Kjo është një shenjë paralajmëruese.

Ma trego buzëqeshjen
Buzëqeshini fëmijës dhe ai do të duhej t`ua kthej po ashtu me buzëqeshje – së paku në shumicën e kohës. Foshnjat e bëjnë këtë që në moshën dymuajshe. Nëse fëmija nuk ua kthen fare buzëqeshjen apo të qeshurat, kjo gjë do të duhej të ju alarmonte.

Vendosja e çuditshme e lodrave
Fëmijët autist shpesh do të bëjnë gjëra të çuditshme me lodrat e tyre. Ndoshta do i rrotullojnë, shkundin apo çmontojnë – dhe këtë do ta bëjnë pa ndonjë kuptim apo dobi.

Lëkundja e duarve
Lëkundja e shpeshtë e duarve pa ndonjë arsye të veçantë është shenjë paralajmëruese e autizmit. Po ashtu, edhe lëkundjet tjera të trupit apo pozitës mund të jenë shenja problematike. A i shtrëngon fëmija juaj shpesh këmbët apo duart? A i kthen shpesh kyçet në duar?

Ecja në gishtërinj
Shumica e fëmijëve ecin në gishtërinj kur ende nuk kanë filluar të ecin vet, apo kur janë përreth tavolinave apo divaneve. Disa fëmijë këtë e bëjnë edhe më vonë, por për argëtim. Por, nëse fëmija juaj ecën në gishtërinj shumicën e kohës, dhe nëse e shihni që nuk po mundet ta përballojë këtë, se thembra po i bie, do të duhej të brengoseni.

Përsëritja e fjalëve
A është fëmija juaj, jehona personale e juaj, duke përsëritur disa fjalë apo të gjitha fjalët që ju thoni? Kjo është shenjë brengosëse. Disa fëmijë më me dëshirë i përsërisin të gjitha që i dëgjojnë nga TV apo reklamat, se sa të fillojnë komunikimin me të tjerët me ndihmën e fjalëve të tyre.

Imitimi
Foshnjat dhe fëmijët e vegjël kanë dëshirë ti imitojnë sjelljet e të tjerëve. Në atë mënyrë mësojnë të buzëqeshin, të hanë, të luajnë. Fëmija me shenja autizmi, i imiton të tjerët shumë rrallë. Në vend të kësaj, ata vetëm vëzhgojnë, dhe nuk imitojnë. Fëmijët autist kur fillojnë ti imitojnë të tjerët, këtë nuk e bëjnë për arsye të lojës shoqërore.
Ekzistojnë edhe disa shenja të tjera, të cilave duhet ti kushtoni vëmendje:
-Fëmija nuk ka kërkesa, pothuajse asgjë nuk kërkon apo nuk merr ato që i ofrohen, ai shërbehet vetëm me gjërat që do.
-Nuk frikësohet nga personat e panjohur, ende pa i mbushur 1 vjet.
-Nuk vë në vëmendje largimin e së ëmës apo personit të afërt nga vendqëndrimi, ende pa i mbushur 2 vjet.
-Nuk luan lojëra të konvertimit dhe nuk i përdorë lodrat si zëvendësim për gjëra.
-Shfaq shenja zemërimi pa arsye të veçanta, të qarta.
-Tregon interes obsesivë për objekte të caktuara dhe stimuj.
-Lidhet shumë për rutinën ditore dhe nuk i pranon ndryshimet.
Natyrisht, si rregull ndonjë nga këto shenja në vetvete, nuk do të thotë ndonjë gjë (ose mund të jetë shenjë e ndonjë çrregullim tjetër), por, në qoftë se ka më shumë shenja, kontaktoni me mjekun tuaj. Sa më parë, aq më mirë. Kjo është e provuar shkencërisht, që ndërhyrja e hershme mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatin e jetës së personave me autizëm

Qendra e autizmit në Prishtinë e cila funksionon qe nga pas lufta ka një sistem të punës me këta fëmijë, një fëmijë një terapiste e cila merret me medodat e socializimit të këtyre fëmijëve.

Kjo shoqatë punon sipas direktivave të një shoqate angleze e cila ka pasur dhe vazhdon te ketë suksese me këta fëmije. E veqanta e kësaj terapie është që qdo rezultat i fëmijes shenohet në diagrame kompjuterike dhe prinderit e percjellin vazhdimisht se ku ka mberri femiju dhe ku ka me teper vështërsi. Metoda e njohur është ajo EBA e cila përdoret edhe tek ne.
Unë jam duke e ndihmuar këte organizatë si kontabilist,financier vullnetarë sipas nevojës së tyre dhe aty më ka lindur ideja se si ta Cnë qytetin tim Lipjan që të ju ndihmojmë këtyre kategorive të fëmijëve që neser mos të bëhet von dhe se të informohen prinderit me këtë qrregullim autik i cili sa ma heret edhe sherimi eshte më i suksesshem.
Për momentin vet prinderit janë financues të kësaj qendre deri sa të bëhet ndonjë zgjidhje institucionale qoft nga ministria e shëndetësisë qoft nga organet komunale në të cilat vepron qendra. por qmimet e sherbimit janë shumë minimale gjë që do të informoheni në detale për një gjë të tillë.Për q’do informatë do të njoftoheni me kohë për fillimin e qendres në Lipjan por së pari i ftojmë prinderit që nese kane dyshime për fëmijët e tyre le të lajmrohen te kordinatori-ja për Lipjan Agime Bellaina e cila njëherit është ushtruese e detyres së kordinatores. [email protected] apo në numrin e telefonit 044 / 359-427.
Me nderime Medin Haliti themelues i qendrës së autizmit Lipjan. / LIPJANINEWS/

SHIKO MË SHUMË

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...