Kryetari komunës Lipjani Imri Ahmeti në një intervistë për LipjaniNews ka folur rreth raportit të fundit të dal nga auditori duke thënë se raporti i Auditorit nuk ka konstatuar asnjë shkelje materiale, përkundrazi ka konstatuar avancime të theksuara në raport me vitet paraprake.
Më poshtë gjeni intervistën e plotë.
LipjaniNews: z.Ahmeti raporti fundit i auditorit flet për disa shkelje që janë bëre në Komunën e Lipjanit çka mund të na flisni më shumë rreth kësaj?
I.Ahmeti: Raporti i Auditorit nuk ka konstatura asnjë shkelje materiale, përkundrazi ka konstatuar avancime të theksuara në raport me vitet paraprake. Sipas këtij raporti Komuna e Lipjanit ka marrë cilësimin e Auditimit si të Pakualifikuar, që donë të thotë kualifikimi më i mirë i mundshëm sipas standardeve të Audititmit.
LipjaniNews: z.Ahmeti në faqen 24 të raportit të auditorit flet për disa dy natarë të kuvendit edhe pas që kishin dhënë dorëheqje ishin paguar edhe tetë muaj?
I.Ahmeti: Për të dy anëtarët e kuvendit eksistojnë shkresat zyrtare të komunës të adresuara me kohë në Ministrinë e Administratës Publike e cila është kompetente për procedimin e listës së pagave të këshillëtarëve komunal, dmth, komuna me kohë ka adresuar shkresën në MAP.
LipjaniNews: Ndër tjerash në raportin e auditorit z.Ahmeti është përmendur edhe dhënia e disa subvencioneve pa aprovimin paraprak nga Kuvendi siç kërkohet me ligj, sa qëndron kjo?
I.Ahmeti: Për herë të parë në vitin 2014 Komuna e Lipjanit ka bërë avancim në hartimin e rregullativës ligjore për ndarjen e subvencioneve. Derisa më parë të drejtën e ndarjes së subvencioneve ekskluzivisht e ka pasë Kryeari i Komunës, tani këtë të drejtë, sipas rregullores të aprovuar në Kuvendin Komunal, e ka vetëm Kuvendi për shumat mbi 2,000.00€. Do të thotë, Kryetari ka deleguar të drejtën e vendimmarrjes në Kuvend, përderisa vite më parë ishte e kundërta.
LipjaniNews: z.Kryetar është folur edhe për një shumë për të cilën ku hyrja dhe dalja e parasë së gatshme është nënvlerësuar për 136,310€, z Ahemti kush është përgjegjës për këtë?
I.Ahmeti: Shuma prej 136,310.00€ nuk ka fare të bëjë me menaxhimin financiar të Komunës së Lipjanit. Për të mbuluar rritjen e pagave prej 25% qe ka ndodhur në Prill të vitit 2014 Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbuluar minusin në kategorinë e Pagave për këtë shumë. Pra, përgjigjëja në pyetjen ku mbeten 136,000.00€ është: Këto mjete Qeveria i ka transferuar për të paguar pagat e punëtorëve dhe kjo shihet shumë mirë në Raport të Auditorit.
Dmth, në raportin e auditorit nuk flitet për asnjë lloj keqpërdorimi por si duket ka keqinterpretime nga qarqe të ndryshme politike dhe nga mosnjohës të pasqyrave financiare dhe raportit të auditorit. Te gjitha të gjeturat, janë jomateriale, dhe të gjeturat nuk kanë të bëjnë me keqpërdorime.
Përkundrazi, nga organet kompetente të nivelit qëndrorë, organizata ndërkombëtare dhe vendore të cilat merren me monitorimin e menaxhimit financiar dhe përformancën e Komunave, Komuna e Lipjanit renditet në krye të tabelës dhe ka marrë shpërblime dhe grante të caktuara për investime siç është Projekti i Hapësirave Publike dhe Troutuareve në Lipjan. Ky projekt do të filloj të impelmentohet këtyre ditëve.
Prandaj, konsideroj që nuk është mirë të dezinformohet opinioni sepse raportet flasin krejt ndryshe. Përkundrazi komuna jonë cilësohet si një ndër komunat me avancimin më të theksuar që ka ndodhë në dy vitet e fundit.
LipjaniNews: z.Ahmeti Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan ka hedhur kritika ndaj Komunës duke thënë se dikush duhet të jep përgjegjësi administrativisht, por edhe penalisht për të gjeturat e auditorit?
I.Ahmeti: Fakti se Komuna e Lipjanit ka marrë Opinionin e Pakualifikuar i cili është opinioni më i mirë i Auditorit, është tregues faktik ndërsa interpretimet politike me qëllime krejt pastër politike janë të individëve dashakqinj që duan të devalvojnë angazhimin dhe përkushtimin e pastër të ekzekutivit për të ndërtuar një pushtet të vlerave.
Konsideroj që ka panjohuri elementare në leximin e buxhetit dhe raportin e auditorit ose ka qëllime politike, tendencioze për të provuar zbehjen e gjithë kësaj përformancë pozitive të theksuar në Raport.
Sipas Auditorit, Pasqyrat Financiare të Komunës se Lipjanit për herë të parë janë përgatitur në bazë të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit.
LipjaniNews: z.Ahmeti ku mendoni se Komuna e Lipjanit ka ngecur rreth investimeve të cilat është duke bërë?
I.Ahmeti: Aktualisht po ndodhin investime në shumicën e vendbanimeve, janë 77 projekte që po zhvillohen në tërë teritorin e Komunës tonë. Janë qytetarët ata që i shofin dhe i prekin këto investime për qdo ditë. Konsideroj qe ka avancim te jashtëzakonshëm ne dinamiken dhe volumin e punimeve si dhe në ngritjen e cilsis të investimeve që po ndodhin në teren,
LipjaniNews: Edhe pse është pak herët a mund të na flisni për LipianiNews, a do të kandidoni prapë për kryetar Komune, (Në qoftse po), pse qytetarët Lipjanas duhet ta votojnë Imri Ahmetin?
I.Ahmeti: Për kureshtjen tuaj janë qytetarët ata që do të vendosin.Me mbështetjen e qytetarëve konsideroj që unë do jeme kryetar së paku edhe dy mandate.Tek e fundit nuk shoh kundërkandidat serioz. /LipjaniNews/


