Interit i refuzohet oferta për yllin argjentinas

PUBLIKUAR

Raportohet se Interit i është refuzuar një ofertë prej 20 milionë eurove për Lautaro Martinez nga Racing Club.

Megjithatë, te ziklatrit mbizotëron optimizmi se marrëveshja për sulmuesin do të arrihet, transmeton Express.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka qenë në Argjentinë për ta shikuar sulmuesin në fund javë, i cili shënoi het-trik në fitoren 4-0 të klubit të tij ndaj Hurcan.

Raportohet se marrëveshja pothuajse është arritur, megjithëse TyC Sport raporton se oferta e parë e Interit është refuzuar.

Negociatat janë duke vazhduar, megjithatë, dhe të dy palët janë optimiste se marrëveshja do të arrihet. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...