Interit i dështon transferimi i ish yllit të Chelsea?

PUBLIKUAR

Interi ka hasur në pengesë në përpjekje për ta sjellë ish yllin e Chelsea në “Meazza”.

Bëhet fjalë për brazilianin Ramires, i cili luan për Jiangsu Suning në Kinë, transmeton Express.

Football Italia raporton se Jiangsu Suning nuk dëshiron të humbasë lojtarin në fillim të sezonit në Super Ligën e Kinës.

Braziliani është lidhur ngushtë me një kalim në formë huazimi të Interi pasi të dy klubet janë në pronësi të Suning Group.

Pritet që Ramires të mbërrijë në Inter në muajin dhjetor, para se të regjistrohet në janar si lojtar i huazuar deri në fund të sezonit.

Megjithatë, Gazzeta dello Sport raporton se klubi kinez nuk dëshiron të jetë pa Ramiresin për fillimin e sezonit në Kinë, i cili nis në mars

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...