Interi zgjedh një shqiptar si pasardhës të Brozovicit

PUBLIKUAR

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi i ka takuar zyrtarët e klubit, të cilëve ua ka dhënë dritën jeshile për transferimin e një futbollisti shqiptar. Bëhet fjalë për Kristjan Asllanin, i cili aktualisht është pjesë e Empolit, raporton Gazeta Express.

Asllani është një futbollist shumë perspektiv. Mesfushori shqiptar shihet si një pasardhës ideal për Marcelo Brozovic dhe që mund të zhvillohet sigurt nën hijen e mesfushorit kroat.

Tani aksionin e transferimit të futbollistit shqiptar do ta nisin zyrtarët e klubit zi e kaltër dhe ka shumë mundësi që ky operacion të kryhet me sukses dhe në kohë të shpejtë.

Po ashtu, Inzaghi e ka dhënë dritën jeshile në klub edhe për transferimin e futbollistit tjetër perspektiv nga Cagliari, Raoul Bellanovas, anësorit të shpejtë dhe me teknikë të përsosur.

Përpos tyre, trajneri është siguruar se në skuadër do t’i vjen edhe Mkhytarian, i cili nuk e vazhdoi kontratën me Romën.

Po ashtu, Inzaghit në ekip ka mundësi t’i kthehet Lukaku e po ashtu përforcimi tjetër, Dybala, futbollistë këta që ende nuk kanë konfirmuar qëndrim në ekipet e tyre përkatëse. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...