Ever Banega nuk do të largohet nga Interi gjatë këtij afati kalimtar
Skuadrat kineze kanë ofruar kontrata të majme për mesfushorin e Interit, Ever Banega, por ai nuk do të largohet nga Italia.
Këtë e ka konfirmuar Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio, i cili tha se Banega është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën e Piolit.
Kujtojmë se Banega në Inter është transferuar vetëm verën e kaluar nga skuadra e Sevillas. /Express/


