Interi shumë afër blerjes së radhës

PUBLIKUAR

Pas transferimit të Lisandro Lopez, Interi është afër ta transferojë edhe Rafinhan.

Sipas Sky Sport Italia dhe gazetarit, Gianluca Di Marzio, drejtori sportive i Interit, Piero Ausilio dhe konsulenti i Barcelonës, Ariedo Braida – janë duke darkuar në Barcelonë.

Raportohet se Interi po tenton ta marrë lojtarin në formë huazimi me opsionin e blerjes në fund të sezonit.

Oferta e parë prej 25 milionë eurove është refuzuar dhe tani zikaltrit kanë bërë gati 30 milionë euro plus bonuse, ofertë që po shqyrtohet në darkën mes Ausilios dhe Braidas.

Barcelona kërkonte nga 35 deri në 40 milionë euro kështu që oferta prej 30 milionë plus bonuse, është më e pranueshme nga spanjollët. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...