Interi shpreson ta transferojë Kessien

PUBLIKUAR

Franck Kessie mund të jetë njëri prej lojtarëve në largim e sipër nga Barcelona.

Gjiganti katalunas po planifikon të ndahet me disa lojtarë gjatë verës që vjen, posaçërisht me ata që i kanë rrogat e larta.

E interesimi i skuadrave evropiane për ish-futbollistin e Milanit nuk po mungon.

Mediat italiane raportojnë se përfaqësuesin e Bregut të Fildishtë po e kërkon Interi, përcjell “Gazeta Express”.

26 vjeçari nuk është ambientuar si duhet në “Camp Nou” dhe mungesa e hapësirës aty mund ta shtyjë atë që të largohet prej Katalunisë.

Krahas Italisë, Kessie e ka në opsion edhe Premierligën, aty ku e do mbi të gjitha Tottenhami.

Por, mesfushori kreativ është ambientuar në të kaluarën në Serie A dhe mund ta zgjedh opsionin Inter, ku do të kishte mundësi të luajë rregullisht dhe pse jo, edhe të shkëlqejë me Zikaltrit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...