Interi shpëton në fund, ndeshja shkon në vazhdime

PUBLIKUAR

Interi dhe Empoli kanë barazuar 2-2 dhe ndeshja do të shkojë në vazhdime për të mësuar se cila skuadër do të kalojë tutje në Kupën e Italisë.

Interi e nisi më mirë takimin, duke shënuar për 1-0 përmes Sanchez në minutën e 13’.

Reagimi i Empolit erdhi në pjesën e dytë.

Nedim Bajrami arriti t’i shënojë gol Interit në Kupën e Italisë.

Ai barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 61’, pasi hyri në lojë në pjesën e dytë.

Për Bajramin asistoi talenti tjetër shqiptar, Asllani, raporton Gazeta Express.

Pak minuta më vonë, në atë të 76’ Radu shënoi autogol për ta kaluar Empolin në epërsi.

Interi luftoi dhe reagoi krejt vonë, në minutat shtesë, duke barazuar rezultatin 2-2.

Ranocchia shënoi gol të bukur për ta dërguar sfidën në vazhdime. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...