Interi rrezikon pozitën e tretë, mposhtet nga Napoli

PUBLIKUAR

Interi ka pësuar humbje ndaj kampionit të këtij sezoni në Serie A, Napolit, duke e ndërlikuar kështu garën e tyre për top-katërshe.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje i takoi javës së 36-të, shkruan Gazeta Express.

Për Interin që në pjesën e parë u vështirësuan gjërat, pasi në minutën e 41-të nga loja u përjashtua Roberto Gagliardini pas kartonit të dytë të verdhë.

Vendasit e gjeten rrugën për te goli në minutën e 67-të përmes Andre Anguissas.

“Nerazzurrët” ia dolën të barazonin shifrat në minutën e 82-të me golin e Romelu Lukakut, por nuk ia dolën edhe ta mbanin këtë rezultat.

Giovanni Di Lorenzo e riktheu epërsinë e napolitanëve vetëm pas tre minutave, teksa fitoren e tyre e vulosi Gianluca Gaetano në fund – 90+5’.

Napoli si kampion tani ka 86 pikë, kurse Interi është i treti me 66 pikë, vetëm një më shumë se Lazio, që ndeshjen e kësaj jave e luan sonte, ndaj Udineses. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...