Në orët e fundit të afatit kalimtar, skuadra e Interit e ka pranuar një ofertë për Mauro Icardin nga Liverpooli.
Të gjithë menduan që Icardi është vënë në shitje pasi në derbi kundër Milanit ishte rezervistë dhe u fut nga banka ku humbi edhe një penallti.
Flitet se raportet e lojtarit me trajnerin Roberto Mancini janë thyer tashmë.
Sipas Corriere della Sera, Liverpooli ka bërë ofertë për argjentinasi me një shifër afër 30 milionë euro.
Interi nuk kishte menduar dy herë dhe e kishte refuzuar ofertën. /Telegrafi/


