Chelsea ka tentuar ta transferoj Antonio Candrevan nga Interi
Antonio Conte, menaxheri i Chelseas, ka tentuar që në minutat e fundit të afatit kalimtar të janarit ta transferoj mesfushorin e Interit, Antonio Candreva.
Por, sipas të përditshmes sportive italiane, Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët kanë refuzyar ofertën e liderit të Premierligës.
Thuhet se Blues kanë ofruar 30 milionë euro për reprezentuesin e Italisë. Por drejtuesit e Interit nuk kanë dashur të dëgjojnë për këtë. /Express/



