Interi pas Goretzkas?

PUBLIKUAR

Interi është duke shprehur interesim për mesfushorin e Schalkes, Leon Goretzka, transmeton zeri.info

Reprezentuesi gjerman ka vetëm edhe një vit kontratë me Schalken dhe një largim i tij gjatë verës së ardhshme duket mjaft i mundshëm.

Edhe Juventusi ishte interesuar për të firmosur me Goretzkan, por ishte raportuar se Bayern Munichu ishte në bisedime të avancuara me futbollistin dhe kjo ka bërë që gjigandi torinez të tërhiqet nga gara për mesfushorin.

Klubi bavarez ka bërë një ofertë jo zyrtare për Goretzkan dhe shpreson që të nënshkruaj me 22-vjeçarin.

Pavarësisht kësaj thuhet se Interi është i gatshëm për të bërë një ofertë për gjermanin.

Për futbollistin interesim kanë shprehur edhe klube të tjera evropiane si Real Madridi dhe Arsenali./Zëri

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...