Interi po mendon të transferojë dyshen e Paris Saint-Germainit, Gregory van der Wiel dhe Adrien Rabiot.
Sport.fr raporton se Nerazzurrët duan të vazhdojnë me përforcimin e skuadrës gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mbrojtësi i djathtë, holandezi Van der Wiel, nuk po gjen hapësira te klubi francez dhe ka regjistruar vetëm tri paraqitje në Ligue 1.
Njësoj si ai, edhe mesfushori Rabiot e ka të kufizuar minutazhin e lojës, prandaj mendon të largohet.
Interi do të mund t’i transferojë gjatë dimrit, me kusht që Roberto Mancini t’u premtojë më shumë lojë. /Telegrafi/


