Interi ofertë për Barban

PUBLIKUAR

Interi i është vënë pas mbrojtësit të talentuar të Empolit, Federico Barba, i cili mund të vijë për një çmim të arsyeshëm.

22-vjeçari është trageti i ri i Nerazzurrëve, pasi largimi i Nemanja Vidic dhe i Andrea Ranocchias duket i sigurt.

Corriere dello Sport shkruan se klubi nga Milano është duke e menduar për një ofertë për Barban, që ka treguar formë të mirë me Empolin këtë sezon.

Ai mund të vijë me një çmim më të lirë, por nuk përjashtohet as mbrojtësi i Genoas, Armando Izzo.

Barba ka zhvilluar tetë ndeshje në Serie A këtë sezon, ndërsa ishte pjesë e akademisë së Romës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...