Interi nuk heq dorë nga Mustafi (Foto)

PUBLIKUAR

Interi vazhdon të jetë i interesuar për mbrojtësin e Arsenalit, Shkodran Mustafin

Skuadra e Interit është në kërkim të një qendërmbrojtësi. Nerazzurrët po vazhdojnë të interesohen për mbrojtësin e Arsenalit, Shkodran Mustafin.

Sipas Calciomercato.com, Interi po synon që ta huazojë mbrojtësin shqiptar, me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Përveç Mustafit, në radarin e Interit është dhe Eliaquim Mangala i Manchester Cityt, përcjell Express.

Nerazzurrët po dëshirojnë që ta huazojnë francezin, por klubi nga Premierliga po synon që në fund të sezonit Interi të jetë i detyruar që ta blej Mangalan.

Mbetet të shihet se cili nga këta lojtar do të transferohet në San Siro gjatë këtyre ditëve. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...