Interi nuk e gjen fitoren (Video)

PUBLIKUAR

Është regjistruar edhe barazimi i dhjetë i Interit këtë sezon në Serie A. Zikaltrit luajtën me rezultat 1-1 kundër Cesenas në Giuseppe Meazza.

Nerrazzurrët luajtën mirë në gjysmën e parë, megjithatë ishin mysafirët ata që shënuan. Gregorie Defrel realizoi një gol të bukur (30’).

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, u lëndua në minutat e para të takimit, ashtu që u desh ta lëshonte fushën dhe vendin e tij e zuri Mateo Kovacic (24’).

Porsa filloi pjesa e dytë, rezultati u barazua. Mauro Icardi harkoi nga e djathta, ndërsa Rodrigo Palacio ishte i saktë nga afërsia (48’).

Nikoqirët ishin shumë më të mirë në gjysmën e dytë, krijuan shumë raste, por dështuan të shënonin. Nga to, përmendim goditjen e shtyllës nga Podolski.

Interi është në vend të shtatë në tabelë me pikë të barabarta me Genoan që gjendet një vend më poshtë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

 

Fotografia: AP

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...