Interi nis bisedimet me mesfushorin e Romës dhe atë të Cagliarit

PUBLIKUAR

Interi ka nisur bisedimet për mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan, dhe atë të Cagliarit, Nicolo Barella, të cilët ndajnë agjentin e njëjtë.

Gazzetta dello Sport raporton se drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, u takua me Alessandro Beltramin – i cili i përfaqëson të dy, Nainggolanin dhe Barellan – të enjten, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, gazeta italiane paralajmëron se “Zikaltrit” duhet patjetër t’i arkëtojnë 40 milionë euro para përfundimit të qershorit nëse duan të shpenzojnë shuma të tilla në dyshen.

Belgu ka kohë të gjatë që lidhet me një kalim te Interit, duke qenë se ka punuar nën urdhrat e Luciano Spallettit te Roma.

Ndërsa 21-vjeçari i Cagliarit konsiderohet si një ndër futbollistët me të ardhme të ndritur në futbollin italian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...