Interi në gjysmëfinale të Kupës (Video)

PUBLIKUAR

Interi ka fituar kundër Napolit në çerekfinales të Kupës së Italisë me rezultat 0-2.

Me këtë rast Nerazzurrët janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës ku do të takohen me fituesin e ndeshjes Lazio – Juventus.

Vendasit ishin më të mirë, por klubi i drejtuar nga Roberto Mancini tregoi vendosmëri gjatë gjithë ndeshjes.

Pjesa e parë ishte pa gola, por me raste, posaçërisht nga napolitanët.

Pjesa e dytë filloi me raste nga të dy anët dhe me një lojë më të ashpër, ndërsa në minutën e 71, anësori malazez, Stevan Jovetic, kalo Interin në epërsi me një super gol.

Por, në skenë doli edhe Adem Ljajic, i cili në minutën e 91-të shënoi golin e sigurisë për mysafirët.

Vlen të theksohet se Napoli nga minuta e 88-të ishte me një lojtar më pak, pasi Dries Mertens u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, e gjitha kjo për shkak të simulimit të belgut në zonën e rreptësisë.

Në këtë ndeshje Elseid Hysaj luajti nga fillimi dhe ishte një ndër më të mirët në fushë, ndërsa Rey Manaj ishte në bankën rezervë. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...