Interi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

PUBLIKUAR

Interi e ka mposhtur në çerekfinale të Kupës së Italisë, Romën, për t’u kualifikuar kështu në gjysmëfinale. Edin Dzeko (2) dhe Alexis Sanchez (68) shënuan për Interin në këtë ndeshje

Interi ka fituar me rezultat 2-0 në Giuseppe Meazza sonte për të shkuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Ata do të përballen në këtë fazë me fituesin e çiftit Milan-Lazio, ndeshje që zhvillohet nesër.

Interi kaloi në epërsi që në minutën e dytë të ndeshjes.

Edin Dzeko, ish lojtar i Romës do të shënonte golin e parë në këtë ndeshje pas një pasimi të Ivan Perisicit.

Barela ka mundur ta dyfishojë epërsinë në minutën e gjashtë por e goditi vetëm shtyllën.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Goli i dytë në këtë ndeshje do të vinte në minutën e 68-të dhe ishte një super gol i Alexis Sanchez.

Kiliani shënoi një gol nga pothuajse më shumë 25 metra largësi, pasi që bëri një goditje të fuqishme të cilën portier i Romës nuk kishte asnjë mundësi që ta priste.

Pas këtij goli, Roma u përpoq por që nuk arriti që të bënte diçka më shumë.

Kështu, ata janë eliminuar nga Kupa e Italisë.

Interi e vazhdon rrugëtimin për këtë trofe derisa në gjysmëfinale pritet që të takohet me fituesin e çiftit Milan-Lazio, ndeshje që zhvillohet nesër në mbrëmje. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...