Interi në garë për yllin e Gjermanisë (Foto)

PUBLIKUAR

Edhe Interi është futur në garë për transferimin e Julian Brandt

Interesimi i skuadrave të mëdha për yllin e ri të Bayer Leverkusenit po vazhdon të shtohet. Së fundi në garë për gjermanin ka hyrë edhe skuadra e Interit, raportojnë mediat gjermane.

Përveç Interit të interesuar që ta blejnë 21 vjeçarin janë edhe Liverpool, Real Madrid, Barcelona e Bayern Munich.

Por, sipas këtyre mediave favorit për ta transferuar Julian Brandt është kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, përcjell Express.

Reprezentuesi i Gjermanisë është pjesë e Leverkusenit që nga viti 2014. Ai me këtë ekip ka zhvilluar rreth 100 ndeshje dhe ka shënuat 18 gola.

Brandt ka kontratë me ekipin gjerman deri në verën e vitit 2019. Vlera e talentit gjerman është rreth 20 milion euro. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...